Ushtarët rusë nuk po punojnë vetëm për të nxjerrë jashtë loje siç thonë, bazat ushtarake të Ukrainës, por po synojnë zonat ku ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi.
Mediat në Kiev raportuan mbrëmjen e së enjtes se trupat ushtarake ruse kanë marrë nën kontroll ishullin ukrainas në Detin e Zi.
Kontakti me rojen kufitare dhe ushtarët u ndërpre, thanë shërbimet kufitare të Ukrainës.
Më herët gjatë ditës, Rusia e kishte rrethuar ishullin pasi kishte granatuar me bomba përmes mjeteve detare.
Ishulli i gjarpërinjve është një nga ishujt e paktë që zotëron Ukraina. Ai është i një rëndësie strategjike, veçanërisht për shkak të rezervave të naftës dhe gazit në Detin e Zi.
Ishulli ka qenë prej kohësh një pikë grindjeje midis Rumanisë dhe Ukrainës, por mosmarrëveshja u zgjidh me marrëveshje reciproke në fillim të këtij shekulli.