Një person i armatosur ka vrarë shtatë persona në Kaliforni para se të arrestohej nga policia, vetëm dy ditë pas sulmit që shkaktoi 11 viktima në sallën e kërcënimit.
Sulmet ndodhën në dy vende të ndryshme në qytetin bregdetar të Half Moon, rreth 30 milje nga San Francisko.
Sulmuesi është identifikuar si Zhao Chunli, 67-vjeçar, banor i zonës.
Ky sulm vjen, teksa shteti është ende duke mbajtur zi për 11 viktimat e shkaktuar gjatë festimeve për Vitin e Ri Kinez.
Hetuesit ende nuk kanë dhënë një motiv për këtë sulm.