Teksa Vladimir Putin po përpiqet me të gjitha mënyrat të “shtypë” zërat kundër pushtimit të Ukrainës në Rusi, ditën e djeshme qytetarët u përballën me disa deklarata ndryshe.
Semyond Bagdasarov, një akademik, gjatë një daljeje publike në një ndër emisionet politike më popullore në Rusi, krahasoi pushtimi ne Ukrainës me ata të Afganistanit nga Bashkimi sovjet, duke e cilësuar si “më të keq”. Ai i bëri thirrje Putinit që t’i jepte fund sulmit, ndërkohë që paralajmëroi aleatët si Kina dhe India së shpejti mund t’i kthejnë shpinën Moskës.
Përpjekja e Bashkimit Sovjetik për të pushtuar Afganistanin ishte një ndër arsyet e dobësimit të sistemit, dhe rënies së tij.
“A duhet të futemi në një Afganistan tjetër, por edhe më keq? Ka më shumë njerëz dhe ata janë më të avancuar në trajtimin e armëve. Nuk na duhet kjo. Mjaft tashmë.”- tha Bagdasarov, ndërsa po fliste për gazetarin Vladimir Soloviev, një njeri i referuar si kryepropagandisti i Putinit.
“Nëse kjo pamje fillon të shndërrohet në një fatkeqësi absolute humanitare, edhe aleatët tanë të ngushtë si Kina dhe India do të detyrohen të distancohen nga ne. Ky opinion publik, me të cilin po ngopen gjithë botën, mund të na luajë keq… Përfundimi i këtij operacioni do të stabilizojë gjërat brenda vendit.”- tha ai.