Moderatorja Arbana Osmani dhe kryeministri Edi Rama rezultojnë personazhet më të ndjekur në mediat sociale.
Lidhur me këtë lajm Arbana ka reaguar e emocionuar, e cila ka bërë publike pamjet nga emisioni ‘Wake Up’ ku është folur për të dhe kryeministrin.
“Nuk mburrem, por u jam falënderuese të gjithëve për dashurinë dhe suportin”, ka shkruan Arbana në Instastory.
Kujtojmë se Arbana Osmani ka rreth 860 mijë ndjekës në Instagram.
Ndërsa kryeministri Rama numëron rreth 1,5 milion ndjekës në Facebook.