Luiz Ejlli ka ndryshuar sërish pllakë në strategjinë e tij të lojës në Big Brother Vip Albania. Ditën e sotme teksa fliste me Kiarën në oborr ai u shpreh se Efi po mundohet të fitojë terren për të qëndruar sa më shumë kohë brenda shtëpisë.
“Nuk ma mbush mendjen kjo Efi mua. Është duke u munduar me fituar terren Jam duke i dhënë mundësi të kapet dhe me Dea dhe Kristin. Si munbd të rrijë unë duke parë dy veta duke debatuar dhe të mos futem. Dy javë kam ndjenjur me qëllim kështu. Budalla nuk më bën kush.
Ta harrojnë. Ajo mendon se mua më ka shfrytëzuar këto dy javë por kur ta kuptojë që do dalë e kundërta do jetë tepër vonë për të. Olta ta thotë në sy, i ka ato këllqe. Kjo nuk i ka. Kjo thotë t’i rri afër dhe në momentin më të parë t’i fus thikën. Në rast zinxhiri mos bëj gabim të shpëtosh Efin”, deklaroi Luizi.
Ai ka pasur vazhdimisht debate me Dean dhe Kristin gjatë këtyre ditëve, dhe ka thënë që ata nuk do donte që të shkonin në finale. Kjo lëvizje e tij e radhës është parë nga fansat si strategji për të faktorizuar Efin duke lënë në hije Dean dhe Kristin.