Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova. Reperi, i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, doli fitues edicionin e parë të këtij ‘reality show’. Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun. Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist
Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi, e në fund gara u zhvillua mes Stresit dhe Vedatit.
Pas fitores së madhe, Stresi ka marrë urime të shumta mirëpo një prej tyre ishte nga personi i tij i zemrës, Keisi. Edhe pse të ndarë, ajo ka treguar se është fansja e tij numër 1. Përmes një ‘instastory’, ajo ka treguar se është krenare me arritjen e Stresit.
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”-shkruan Keisi, teksa shihet se ka qënë duke ndjekur të gjithë finalen live.
Kujtojmë se Stresi e ka përmendur shumë herë Keisin brenda shtëpisë, madje është shprehur se dëshiron të rikthehet me të. Nuk dihet nëse raportet mes tyre do rikthehen si më parë apo jo.