Komentimi i peshës trupore, i formave e i përmasave është bërë aq i shpeshtë, sa njerëzve ka nisur t’i duket si diçka normale.
Mirëpo, askush nuk e gjen askund të drejtën të komentojë trupin e dikujt tjetër, apo ta bullizojë atë.
Sidomos vajzat që bëhen nëna, vërejnë ndryshime të mëdha në trupin e tyre dhe gjëja e fundit që i duhet, është t’ia komentojë dikush tjetër.
Sara Hoxha (Sara e Ledrit), haset shpesh me komente të tilla, të cilave ua ka mbyllur gojën me lezet.
Një komentuesi që i tha “S’paske gjoks”, ajo iu përgjigj me një video ironike dhe funny njëkohësisht, në Tik Tok.
“Ku qëndron problemi?”- ishte mesazhi që dha Sara, në emër të të gjitha gocave!