Protestat kundër pushtimit të Ukrainës kanë vazhduar gjatë gjithë ditës në Rusi, ndërsa policia ka arrestuar 1,474 protestues në 45 qytete të ndryshme.
Ata kanë dalë për të protestuar kundër luftës që sipas tyre po vret Ukrainën dhe Rusinë.
“Është një krim si kundër Ukrainës ashtu edhe kundër Rusisë,” tha qyertarja Olga Mikheeva, e cila protestoi në qytetin siberian të Irkutsk.
“Unë mendoj se po vret edhe Ukrainën edhe Rusinë. Unë jam i indinjuar, nuk kam fjetur për tre netë dhe mendoj se tani duhet të deklarojmë me zë të lartë se nuk duam të na vrasin dhe nuk duam që Ukraina të vritet”, tha një tjetër për mediat e huaja.
Protestat e ditës së sotme përkojnë edhe me përvjetorin e shtatë të vrasjes së politikanit të opozitës Boris Nemtsov.