Apelet për të qëndruar në shtëpi, duket se nuk kanë funksionuar me shqiptarët. Këta të fundit, me ose pa pandemi nuk heqin dorë nga zakoni i tyre për t’u kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit.
Porti i Durrësit ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve nga Italia, duke pritur çdo ditë 3 tragete të linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës. Mësohet se vetëm në një ditë në vendin tonë hyjnë të paktën 4000 udhëtarë, ndërsa dogana punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele.
Situata nuk duket e qetë as në aeroportin “Nënë Teresa”, i cili gjithashtu është i dyndur në emigrantë që vijnë nga gjithë bota. Ndërkohë që bota ka vënë al armin për mu tacionin e COVID-19 që është zbuluar në Britaninë e Madhe, në Shqipëri vijojnë ende fluturimet. Po ashtu edhe doganat janë të hapura për të mos ndaluar as shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Edhe pse në kohë të vështira, duket se shqiptarët kanë ‘hedhur nga dritarja’ kështillat e autoriteteve shëndetësore për të shmangur lëvizjen, grumbullimet dhe vizitat në familje./korrieri.al