Marrëdhënia mes Beatrixës dhe Donaldit ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit e jo më kot pasi dyshja çdo moment shfaqen duke u puthur e përqafuar e madje nuk kanë munguar as prekjet.
Kjo ka nxitur dhe shumë komentues t’i kthehen kundër Donaldit për faktin se ai deri dje i shprehte dashurinë Borës e për këtë shkak disa e kanë quajtur edhe “lojë” këtë afrimitet të të dyve.
Një pyetje mbi raportin e Beatrixës me Donaldin është bërë sot edhe në Instagramin e këngëtares, e cila siç duket ia ka lënë në menaxhim jo familjes, por miqve.
“Donaldi është i Borës”, shkruan një ndjekës ndërsa menaxherja e Instagramit të Beatrixës ia kthen: “Ku tërhiqen këto certifikatat e pronësisë për njerëzit?”
“Këtej bën si shoqe Borës, këtej i merr të dashurin, pafytyrësi”, shkruan një tjetër ndjekës, i cili merr këtë përgjigje: “Nuk bën si shoqe, nuk është shoqe”./m.j