Padyshim, Bora Zemani është emri i ekranit shqiptar më i lakuar këto kohë. Jeta e saj ka qenë gjithmonë interesante për publikun, por përfshirja së fundmi në trekëndëshin e dashurisë Bora-Donald-Beatrix e ka bërë moderatoren personazhin më të ndjekur në median rozë.
Jo vetëm më të ndjekur, por ajo ka marrë një mbështetje të pa parashikuar nga publiku e cila vihet re edhe në shifra në rrjetet e saj sociale.
Sot, Bora Zemani feston ditëlindjen dhe mbush 30 vjeç.
“Dita e fundit si vajzë e vogël se nesër do rritem”, ka shkruar Bora Zemani ditën e djehsme në Instagramin e saj duke lënë kështu edhe nënkuptime.
Kujtojmë se Bora e nisi 2022 me një ndryshim në jetën e saj, duke hequr nga miqtë në rrjetet sociale, Donald Veshajn, Beatrix Ramosajn dhe Romeo Veshajn.
Bora Zemani është nënë e një djali shumë të ëmbël, 7-vjeçarit Arbor. Arbori erdhi në jetë nga marrëdhënia e Bora Zemanit me Dj Vin Velin. Lidhje kjo e cila mori fund kur djali i tyre ishte 3 vjeç./albeu.com/