Teksa pritej që pas daljes së Sabianit nga shtëpia, Keisi dhe Kristi të afroheshin më shumë me njëri-tjetrin, duket se e kundërta ka ndodhur. Keisi duket se është distancuar nga Kristi dhe arsyet nuk janë të qarta.
Edhe vetë Aliaj e ka vënë re se nuk janë më njësoj dhe këtë gjë ia ka shprehur edhe asaj. Jo vetëm Kristi, por edhe banorët e tjerë e kanë kuptuar një distancim midis çiftit.
Ky term (çifti) duket se nuk është i duhuri për t’u përdorur pas asaj që tha vetë Keisi, duke folur për marrëdhënien e saj me Kristin, që nuk i pëlqen kur njerëzit i quajnë “të lidhur” apo “çift” sepse ata ende po njihen.
A ka ndikuar Lorenc Hasrama, i përfolur si ish-i i Keisit në këtë ftohje? Duket se që pas hyrjes së tij në shtëpi, Medini ka filluar të distancohet nga Kristi dhe të kalojë kohë më të.
Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as flirtet midis dyshes, duke bërë edhe shenjën e zemrës njëri-tjetrit.
Ndonëse në publik u perceptua se Keisi u mërzit, kur Lorenci u bë pjesë e shtëpisë, në fakt paska qenë e kundërta.
Duke qeshur dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin, Keisi i ka pranuar Lorencit që iu bë shumë qejfi kur hyri ai.
“U kënaqa kur hyre ti. E kam seriozisht. Mu bë qejfi që do të kisha dikë që njoh nga jashtë, brenda,”-u shpreh Keisi.