Nuk ia hëngrën peshkun që bëri në zgarë, Iliri shthur gojën: T’iu pjek këtë timin

Në shtëpinë e Big Brother ndarjet mes grupeve janë gjithnjë dhe më të qarta, ku në njërën anë qëndron Iliri në krye dhe në anën tjetër Donaldi. Gjatë ditës së sotme Iliri ka pjekur në zgarë peshk dhe mish, por një pjesë e mirë e banorëve kanë refuzuar që të hanë, me pretekste nga më të ndryshmet.

I gjendur përballë këtij fakti, Iliri e ka shprehur pakënaqësinë e tij, edhe me një batutë banale, të cilën ua tha Sabianit, Arjolës dhe Valonit.

Iliri: Kocë nuk duan, levrek nuk duan, vetëm po t’iu pjek këtë peshkun tim

Valoni: Jo se firon

Ndërkohë që Shaqiri, i shpallur një nga më të preferuarit e publikut ka vijuar me batutat e tij dhe ngacmimet ndaj konkurentëve.

Iliri: Sot e kam pushkën hapur për të gjithë (bën me shenjë sikur gjuan)

Sabiani: E kam kallash thuaj

Ndërkohë që ngacmimeve të Ilirit nuk i shpëtoi as Einxhel të cilës i thoshte vazhdimisht se ishte shumë acaruese. Kjo e fundit duket se e mori me sportivitet këtë situatë, ndërkohë që këtë javë të dy së bashku me Donaldin nuk janë në nominim./E.M-noa.al

Author: admin