Në puntatën e së martës mbrëma të Big Brother Albania, Olta Gixhari pati një debat të fortë me opinionistin Arbër Hajdari, i cili ka dënuar gjuhën arrogante të përdorur nga aktorja kundrejt ish-konkurrentes, Zhaklina Gjolla, e cila la pak ditë më parë shtëpinë e Big Brother pas vendimit personal.
Opinionisti nënvizoi se ajo nuk ka qenë aspak etike në komunikim, duke e akuzuar madje se ajo ka ngritur komplote kundër Gent Hazizajt. Kjo gjë duket se i ka mbetur në mendje aktores, e cila e ka diskutuar me Amos Zaharinë, duke i kërkuar live Arbrit që të ikë nëse nuk e bën dot këtë punë.
Olta: “’Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote’. Nuk është fare e vërtetë”.
Amos: “Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.
Olta: “Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”.