Mesa duket “sherri” mes dy moderatoreve Roza Latit dhe Bieta Sulos nuk ka për të përfunduar. Dy ditë më parë ka qenë Roza ajo e cila në emisionin “Expuls” të Ronaldo Sharkës thumboi moderatoren duke thënë se “nuk ia marrim burrin njeriu”.
“Pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin për serialin SNOB. Mikpritje shumë e mirë, i bëri komplimenta, e priti shumë mirë. Nuk e kuptoj, vura re që më duket e kishte personale me mua por ne nuk është se ia marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty… “- u shpreh ajo.
Ndonëse vonoi pak, Bieta nuk harroi që të “hakmerret” ndaj Rozës pak me lezet, por duke u siguruar që mesazhi të shkonte i qartë aty ku duhet të shkonte.
“Suksesi i këtij emisioni është dhe fakti që njerëz që kanë qenë protagonist në këtë emision, vazhdojnë të jetojnë me famën e kësaj daljeje televizive dhe 6 muaj dhe nëqoftëse kanë qenë më herët të ftuar apo një vit më përpara unë i ndjej nga zemra dhe të them faleminderit”, tha Bieta.
Kujtojmë se zanafilla e “sherrit” të dy vajzave është qysh një një prej puntatave të emisionit “Ftesë në 5” nga Bieta, ku ka qenë e ftuar Roza.
Ajo ishte e ftuar për të folur mbi një prej seteve të saj fotografik, mirëpo pas asaj interviste gjërat ndryshuan mes moderatores Roza Lati dhe të zonjës së shtëpisë, Bieta Sulo.
Sipas postimeve që Roza bëri asokohe, tregonte pakënaqësi nga menaxhimi i intervistës që Bieta bëri, e kështu filluan replikat mes tyre, duke u shtuar një tjetër rast sherri në shoë biz-in shqiptar./shqiperiaime.com.al