Në emisionin “Opinion” po diskutohet rreth skandalit të rrjedhjes së pagave që ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale dhe në shoqëri.
Qytetarët janë njohur sot me emra të personazheve të njohur që marrin paga marramendëse si gazetarë, politikanë etj.
Gjatë debatit në emisionin “Opinion”, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pyeti Blendi Fevziun për pagën e tij pasi emri i tij nuk figuronte në databazen e pagave.
Fevziu hezitoi të tregonte pagën e tij edhe pse tha se ajo është e deklaruar.