Deputeti i Partisë Demokratike sëbashku me një grup të Komisionit të Rithemelimit të PD-së kanë shkuar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike ku gjithçka ka qenë e bllokuar.
Teksa kanë provuar derën kryesore, atë dytësore të selisë blu dhe atë zyrave të FRPD-së, Noka është shprehur se kishin shkuar në këtë seli për të bërë një mbledhje për vijimësinë e 2022.
Duke e konsideruar selinë si burg të sigurisë së lartë Noka ka rikujtuar edhe njëhërë protestën e 8 Janarit, ku theksoi se ajo do te jetë paqësore.
“Erdhëm sot në selinë e PD-së në shtëpinë tonë për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën që do të tekë grupi parlamentar dhe PD në vitin 2022.
Ajo që konstatojmë është se shtëpia e lirisë, PD, sot duhet të ishte një ambient festiv ku të gjenin veten të gjithë demokratët, për fat të keq Rama me pengun e ka kthyer në një alkatraz të kohëve moderne. E patë vetë gjithçka e mbyllur. A thua se e ka kthyer PD në burg të sigurisë së lartë.
Edi Rama mund të burgos pengun e tij por kurrë shpirtin e lirë të demokratëve.
Në mënyrëm më paqësre në datë 8 demokratët nga alkatraz do e kthejnë këtë seli në shtëpinë e lirisë.”- tha Noka.