Kiara Titos duket se nuk i ka pëlqyer aspak qëndrimi i Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit bashkë gjatë provës siameze. Këngëtari dhe aktorja kanë krijuar mjaft alegri në shtëpi, por Olta i ka qëndruar pranë edhe kur Luizit po i dhembte koka.
Edhe fansat e kanë pëlqyer shumë këtë provë dhe faktin që Gixhari dhe Ejlli ranë bashkë. Ata kanë dërguar mjaft mesazhe për to, duke u thënë se i kënaqën.
Madje edhe nëna e Luizit ka dërguar një mesazh ku përshëndet të gjithë banorët, por thekson faktin se sa bukur ishin bashkë i biri dhe Olta. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Kiara, e cila ka debatuar me parterin e saj.
Pjesë nga debati:
Kiara: Olta po del shumë e mirë dhe ne e dimë se për çfarë i bën gjërat këtu. Nuk po them se është njeri i keq, se jashtë për fëmijën…
Luizi: Pse po i jep zë?
Kiara: Unë tregoj veten time
Luizi: Kur ti thua për Oltën që…
Kiara: Nuk i dhashë zë unë, por të gjitha komentet, nisur dhe nga nëna jote, ishin të gjitha për këtë situatë
Luizi: Jo moj zemër, ishte ‘ka dasht Zoti me ju pa bashkë’ se ajo më njeh mua
Kiara: O Luiz se nuk dua të merrem me këtë pjesë, po e lexuam të gjithë këtë. Vetëm ti nuk je natyrë sportive dhe nuk e kuptoj se si po e merr me kaq sportivitet dhe se ku do të dalësh. Më fal për injorancën. Nuk e di se ku do dalësh për mirë me këtë.