Luizi ndjeu detyrimin të këshillojë Lorencin se ai foli keq për Keisin, por edhe t’i qëndrojë pranë kësaj të fundit, duke qenë se i dha fjalën babait të saj se do e “mbrojë” atë.
Ai edhe njëherë i tha Lorencit se ai u shpreh keq dhe se deklarata e tij keqinterpretohet në publik.
Lorenci tha se në asnjë mënyrë nuk ka menduar ta nxjerrë keq Keisin, por ai tha se nuk është i “rrahur” me këto situtata, ndaj nuk e dinte që do merrte këto përmasa.
Luizi i tha Keisit se ajo nuk gjykohet fare për këtë situatë dhe shtoi se Lorenci ka dikë që e pret jashtë dhe se kjo histori mes tyre është mbyllur.
Lorenci edhe njëherë përsëriti faktin se ai nuk fiton asgjë në këtë histori.