Qëndrimi i Sabianit brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ u komentua ditën e sotme nga Luizi. Teksa të gjithë banorët ishin duke ngrënë, Luizi pyet Kristin se nëse ka dëshirë që të martën të largohet nga shtëpia Sabiani. Kristi nuk e mohoi se e ka një dëshirë të brendshme, mirëpo nuk e vijoi më tej diskutimin.
Nga ana tjetër, po për këtë trekëndësh, Olta u shpreh se Keisi dhe Kristi nuk janë më si më parë. E pyetur nga Keisi se cilat janë ndryshimet, Olta tha se çifti nuk qëndrojnë më në një krevat. Kjo solli mërzitje nga ana e Keisit, e cila nuk ra dakord më atë që u tha.
Luizi: Mos vallë është një dëshirë e vogël brenda teje që nuk mund të thuhet me fjalë, e cila thotë Sabian largohu?
Kristi: Normalisht që ka një dëshirë brenda meje që dua që të iki Sabiani. Ti e bërë provokimin…
Luizi: Dëshirës tënde, unë i dhashë zë. Ti nuk e do Sabianin këtu.
Keisi: Po ca bënte para se të ishte Sabiani këtu?
Olta: Po ja flinte te krevati, aty afër. Ndërrove krevat tani. Nuk e thashë flini në një krevat.
Keisi: Nuk është se kemi bërë gjëra më shumë që nuk po bëjmë dot tani, siç kemi qënë jemi edhe tani.
Kristi: Ka një dëshirë brenda meje, që do që një njeri që mbikëqyr një marrëdhënie, me prezencë, dua që të eliminohet ajo gjë. Se dua që të zhvilloj atë gjë me Keisin.
Luizi: Ti me pak fjalë po i bën thirrje publikut shqiptar që më hiqni Sabianin.
Sabiani: Edhe po dola unë Keisi e ka marrë mesazhin, normal që do jetë më e kontrolluar. Në të njëjtin nivel. Do bëjë të njëjtat veprime siç po bën tani. Deri diku, janë disa gjëra që.. nejse, asaj i duhej që të më shihte mua në sy. Përpos rregullsisë dhe stabilitetit nuk kërkoj asgjë më tepër, si unë ashtu edhe çdo prind tjetër.
Sabiani: A je ti në rregull me vete.