Motrat Libohova janë përfolur prej kohësh se kanë pasur një krisje me njëra-tjetrën. Këto aludime nisën pasi këngëtaret nuk ndiqeshin në rrjete sociale dhe për më tepër nuk shiheshin askund në praninë e njëra-tjetrës.
Eranda organizoi dhe një festë pasi u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh”, në të cilën u vu re mungesa e së motrës. Gjatë një evenimenti që u mbajt pak ditë më parë, motrat ishin të pranishme por jo nën shoqërinë e njëra-tjetrës, duke diskutuar apo kërcyer.
Megjithatë, duket se Eranda e ka një përgjigje ndaj gjithë këtyre zërave që kanë qarkulluar kohët e fundit. Ajo ka publikuar një foto nga viti 2015, ku shihet së bashku me Irmën, duke nënkuptuar në këtë mënyrë se ajo që thuhet rreth tyre nuk është e vërtetë.