Nuk është Rama, Arjan Çani zbulon emrin e politikanit që drithëron SPAK-un/ “E thonë të gjithë nën tavolina”

Gazetari Arjan Çani është shprehur se kryebashkiaku Erjon Veliaj ka një fuqi të madhe pranë SPAK.



I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Çani tha se këtë e dinë të gjithë por që askush nuk ka guxim që ta thotë nëpër tavolina.

“Unë di që edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës ka një fuqi shumë të mëdhe pranë SPAK. Njerëzit që punojnë atje e thonë këtë gjë.

Me Erion Veliajn nuk bëhet shaka, çdo denoncim që vjen për Veliajn është shumë e vështirë të flirtohet nga këto.



Drejtësia është vetëm një zgjatim i pushtetit. Pse duhet të na bëjë përshtypje çfarë thotë Alibeaj me Tabakun, këto janë kot. Ai ka kapur thelbin.”- tha ai.

Author: morevesh