Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë edhe për vitin 2021!
Qytetarët e vendit mund të vizitojnë 191 vende të botës pa viza, teksa në vendin e dytë renditet Singapor, me të cilën mund të lëvizet në 190 shtete të ndryshme.
Pavarësisht BREXIT, pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar ka njohur një ngritje, ku nga vendi i tetë që ishte qenë në vitin 2020, në 2021 ka shkuar në vendin shtatë. Britanikët mund të udhëtojnë në 185 vende. Britania e Madhe ndan të njëjtin vend me SHBA, e cila nuk ka lëvizur nga pozicioni i vitit të kaluar.
Në vendin e tretë renditet Gjermania, për t’u ndjekur nga Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja ndërsa në vendin e dhjetë qëndron Hungaria. Shqipëria renditet në vendin e 52- me pasaportën shqiptare mund të udhëtohet pa vizë në 114 shtete, ndërsa Kosova është më poshtë, në vendin e 104-t.
Pasaportat më të fuqishme në botë
1.Japonia (191 vende)
2.Singapori, (190)
3.Gjermania, Koreja e Jugut (189)
4.Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (188)
5.Austri, Danimarkë (187)
6.Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia, Suedia (186)
7.Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (185)
8.Australia, Republika Çeke, Greqia Malta (184)
9.Kanada (183)
10.Hungari (182)