Sot në “Ftesë në 5” u diskutua për ndjekësit në rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre për të qenë i famshëm dhe i suksesshëm.
Pjesë e diskutimit ishte edhe Atdhe Xheravina, ish-konkurrenti i “Përputhen” që së fundmi ka qenë në vëmendje të mediave.
Në spektaklin e mbrëmshëm në “Big Brother Vip”, emri i tij u përmend gjatë debatit Arjola-Antonela, duke u cilësuar si “mollë sherri”.
Thënë këtë, menjëherë pas përshëndetjes nga Bieta, Atdheu nuk e kurseu një koment.
“Mirëmbrëma Bieta se isha në arrati. Jam shumë mirë, por nuk është se eksitohem nga fama”, u shpreh ai.
Atdheu e tregoi qartë me disa postime në rrjetet sociale se ai qëndron në krah të Arjolës sa i takon debatit të saj me Antonelën brenda në shtëpi.