Sardi Strugaj është një artist i ri në moshë por numëron disa produksione që janë për t’u vlerësuar. Klipi i tij më i fundit është “Sytë”, një realizim që të mbetet në mendje dhe të bën ta ridëgjosh, me tekst nga vetë Sardi.
Ai nuk preferon që të shfaqet vetë në klipet e tij, sepse dëshiron që publiku më së shumti ta identifikojë me zërin e tij. Muzika pop është ajo që duket se i shkon më shumë por kjo mbetet për t’u parë edhe në vazhdim.
Sardi ishte sot i ftuar në “Wake Up” ku foli për klipin e tij më të fundit, e cili është pëlqyer shumë nga publiku.
“Do hedh një histori që nuk e kam thënë më parë. Kur e kam nisur këtë këngën, prej kohësh tashmë kam filluar të krijoj muzikë që të jetë edhe për artistë të tjerë. E kam këtë si objektiv të vetja që të arrij të prodhoj edhe për të tjerë, jo vetëm për veten
Kjo ka qenë një ndër ato këngë që e kam nisur për dikë tjetër, por nuk po e them emrin. E kam shkruar për ta kënduar konkretisht Olta Boka. Më vonë, duke e regjistruar, duke e parë në hapat e parë, më ngjiti shumë për vete”, u shpreh ai.
I pyetur se sytë e kujt janë në këngë, Sardi u shpreh: “Thuhet që kishte fr ikë nga sytë e tij. Bëhet fjalë për një histori ku një vajzë, e thënë troç se ma kanë dërguar shumë, është historia e Andit dhe Teas te ‘Përputhen’ pak a shumë. E kanë bërë shumë video dhe e kanë komentuar, duket sikur është një këngë për ata të dy. Ashtu e kanë menduar njerëzit”.