“Nuk e mendove mirë”/ Luizi këshillon Lorencin

Deklarata e Lorencit në “Prime” e kaluar, nuk u prit fare mirë as nga Keisi dhe as nga banorët.

Thuajse të gjithë iu kthyen kundër Lorencit për deklaratën që ai bëri, duke thënë se ai ka qenë i lidhur me Keisin jashtë.

Duke folur me Lorencin, Luizi u shpreh se ai luajti keq dhe nuk bëri mirë që u shpreh ashtu. Sipas tij, Lorenci nuk kishte pse ta përmendte fare këtë histori, as për vëmendje dhe as për ndonjë gjë tjetër.

Lorenci u shpreh se ai nuk ka patur asnjë qëllim të keq kur rrëfeu historinë e tyre, por tha se publiku e kishte kuptuar që ai dhe Keisi kishin afrimitet bashkë, nga mënyra se si ata bisedonin.

Ai shtoi se nuk fiton asgjë nga kjo histori dhe se nuk kishte asnjë qëllim për të përfituar vëmendje, pasi nxjerr keq edhe Keisin edhe veten e tij.

 

Author: morevesh