Pak javë më parë, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj shprehën pëlqimin e madh që kishin për njëri-tjetrin. Por duket se pas puthjeve romantike dhe përqafimeve kudo nëpër shtëpi, tani ka nisur edhe një krizë mes tyre.
Tashmë, ata jo vetëm po njihen më shumë por po testojnë edhe limitet e njëri-tjetrit, duke pasur herë pas here zënka. Kështu ndodhi edhe disa orë më parë, kur Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit ‘botën e saj’ duke i shkruar partnerit një listë me këngët e saj të preferuara.
Mirëpo, këngëtarja e njohur është mërzitur kur Donaldi ka ndërhyrë në këtë playlistë duke i kërkuar të shtojë dy këngë italiane. Kështu, ajo e ka grisur kartonin e nervozuar dhe është larguar nga ai.
Më vonë, Donaldi ka shkuar pranë saj për të sqaruar situatën dhe i ka kërkuar të mos e bëjë kaq të madhe.
Biseda mes tyre:
Donaldi: Për çfarë e grise këtë?
Beatrix: Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara
Donaldi: Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht
Beatrix: E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje