Mbrëmë u duk sikur disa prej banorëve e kishin kapur keq me Antoneta Koçin pasi debatuan me të. Pas debatit, Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj nuk e lanë me kaq, pasi vendosën që t’i bënin edhe një rreng.
Këngëtari i thotë Kristit që të shkojë tek Antoneta dhe t’i thotë: “Ç’pate me Luizin, se realisht nuk e kam parë ndonjëherë kaq të frikësuar sa këtë herë”.
Kujtojmë se Antoneta dhe Luizi janë në nominim së bashku me Elvisin dhe Shpatin.
Kristi e vendos menjëherë në zbatim planin dhe shkon tek ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila ishte te dhoma e gjumit.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Po ti ç’pate aty jashtë? Ç’pate me Luizin?
Antoneta: Asgjë
Kristi: Nuk e kam parë asnjëherë kaq të frikësuar
Antoneta: Ça ka
Kristi: Se di. A bëre debat me Luizin
Antoneta: Nuk bëra
Kristi: Mua më tha se bërtite, me Shpatin, me Dean, ku di unë
Antontea: Jo, Shpati po fliste kot pa lidhje