Që natën e parë që Efi Dhedhes u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nisi me ngacmimet kundrejt Dea Mishel. U duk që Efi nuk e kishte harruar ende nominimin që e eliminoi nga loja.
Dea fitoi një sfidë inteligjence dhe Vëllai i Madh i dha si avantazh të nxirrte në nominim 3 banorë. Ajo menjëherë tha Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Efi.
Kjo e fundit sapo rihyri në BB VIP i tha Deas që të bënte gati valixhet pasi do ta nxirrte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë prime-t të së martës, Dea tha se nuk i ka pritur mirë ngacmimet e Efit pasi për të ka qenë një javë mjaft e ngarkuar.
Nga ana tjetër, Efi tha se i ka bërë për të parë reagimin e saj dhe se nuk ka asnjë hatërmbetje. Madje gjatë ditës së djeshme dy vajzat kanë pasur komunikim mjaft të qetë me njëra-tjetrën.
Por tani Efi nuk ka komunikim me dy banorët që i konsideronte miq, Kiarën dhe Luizin. Madje ky i fundit duket sikur po shmang vendet ku qëndron Dhedhes.
Mbrëmë teksa ishte me Kiarën dhe Ronaldon në dhomën e ndjenjës, ata vendosën që të dilnin jashtë. Por këngëtari vuri re se aty ishte Efi që po bisedonte me Dea dhe u shpreh se nuk donte të shkonte aty.
“Yyy shih si kanë hipë ata. Ik se nuk dua të jem pjesë aty hiç”, tha Luizi.
Ndërkohë ai dhe Kiara u kthyen mbrapsht, Ronaldo vendosi që të dilte jashtë ku po qëndronin pjesa tjetër e banorëve.