Nuditeti mbizotëroi në “Oscars 2023”, modelet që u shfaqën gjysmë të zhveshura (FOTO + VIDEO)

Nuditeti nuk është më vetëm një trend, por një element kryesor i veshjes në pothuajse çdo tapet të kuq. Dhe falë Emily Ratajkowski, Daisy Edgar Jones, Hailee Stenfeld dhe Hunter Schafer, mundëm të shihnim shumë modele të zhveshura në festën e Vanity Fair pas Oscars të organizuar në Qendrën Wallis Annenberg për Artet Performuese në Los Angeles, Kaliforni.




Të shumta ishin modelet dhe aktorët që u shfaqën në tapetin e kuq duke treguar trupin e tyre në krijimet e tejdukshme të shtëpive të mëdha të modës. Modelet Ratajkowski dhe Alessandra Ambrosio janë shfaqur disa herë duke i lënë pak vend imagjinatës por të tjerë si Edgar-Jones dhe Emma Chamberlain janë shfaqur për herë të parë gjysmë të zhveshur.

Nudoja që ata shfaqën ndryshon nga personazhi në personazh. Për shembull Eva Longoria tregoi vetëm pjesën e poshtme të trupit ndërsa Sabrina Carpenter tregoi pjesën e sipërme.

 

Ashley Graham, Casey Wilson, Taylour Paige dhe Danielle Brooks zgjodhën që të paraqiteshin me fustane të tejdukshme, ndërsa Ciara, Laura Harrier dhe Charlotte Lawrence ishin topless.

Më poshtë po ju sjellim disa nga personazhet që u zhveshën në tapetin e kuq në festën e Vanity Fair.

 

 

 

 

 

Author: morevesh