Novi Prendi këngëtari nga Kabashi i Pukës, i cili tashmë është i njohur në mesin e fansave të tij, për zërin e bukur dhe potent, ka sjellë në vazhdimësi projekte të reja dhe të pëlqyera nga një publik i grup moshave të ndryshme.
Novi Prendi, pasionin për muzikën folk, popullore, popullore të alternuar, dhe të rrymave të tjera, e ka pasur që i vogël, ku dhe në moshën 10 vjeçare, ka marrë rrugëtimin e tij drejt karrierës muzikore, karrierë të cilën e ka mbushur me çmime të shumta, që i ka fituar nëpër festivale të ndryshme.
Këngëtari Novi Prendi, u rrit dhe jeton në Tiranë, por gjithmonë e kujton vendlindjen, ai kujton këngët e bukura të bilbilave, të bjeshkëve të Kabashit, aromën e atyre maleve krenare, këngët e trimave, dhe melodinë e ëmbël të çiftelisë e cila e bën artistin të ndihet krenarë.
Novi Prendi njihet për zërin e tij të veçantë dhe dëshirën për të rikthyer hitet e vjetra në versione të reja. Dhe kënga e fundit që ai realizoi e tregon më së miri këtë pasion.
“Këngë për Qerim Delinë” kjo këngë e bukur e cila u këndua nga i Krushku i parë çiftelisë i ndjeri Mhill Çuni, vjen e sjellë në një version të ri nga këngëtari Novi Prendi, sapo kënga është publikuar ka arritur të mbledhë shumë klikime, share nëpër rrjete sociale, dhe komente pozitive.
Novi tha për Portalin Shqiptar se ndien krenari dhe respekt, që po këndon këngën e një njeriu, që ishte zëri më i ëmbël i këngëve folklorike, siç qe i ndjeri Mhill Çuni.
Novi tha më tej, se së shpejti do vijë me projekte të reja muzikore, të cilat janë drejt përfundimit të realizimit të tyre, deri në publikimin e tyre, ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni “Këngë për Qerim Delinë” /Portalishqiptar.com
https://youtu.be/t6jMybcZT8E