Noizy humbet ekuilibrin në koncert dhe bie mbi fansat, video që po bëhet virale

Një video që po bëhet mjaft virale në rrjet është ajo e momentit kur Noizy u përball me një incident të pakëndshëm teksa po performonte përpara fansave të tij.

Papritur reperi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar mbi turmën e fansave. Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, kanë qenë truprojat e tyre që kanë ndërhyrë dhe e kanë kthyer sërish në skenë Noizyn.

Kujtojmë se para disa ditësh u bë edhe ditur se Noizy dhe G-Bani janë vënë nën hetim nga po.licia, për veprën pe.nale “Prishja e qetësisë publike”.

https://streamable.com/48ov5b

 

Author: admin