Në pamje të parë ngjan me një kompleks gjigant apartamentesh, por ndërtesa 26-katëshe është në fakt një fermë gjigante derrash.
Ndërtesa ndodhet në periferi të Ezhou, një qytet në provincën Hubei të Kinës, dhe ka një kapacitet për therrjen e deri në 1.2 milionë derrave në vit.
Pallati fermë duket se është parë si zgjidhja më e mirë e Kinës, për të përballuar kërkesën e lartë të tregut për derra, që është edhe mishi më i konsumuar në vend.
Ferma ka kushtuar rreth 500 milionë dollarë për t’u ndërtuar, dhe sipas menaxherëve është e pajisur me sistem ventilimi, ngrohje dhe mund të ushqejë të gjithë derrat njëkohësisht me një të shtypur të butonit. Menaxhuesit thonë se edhe jashtëqitjet maten, peshohen dhe përdoren në procese të tjera në bujqësi e blegtori.
Kina është përpjekur të përmirësojë prodhimin e mishit të derrit, pasi aktualisht konsumon rreth gjysmën e të gjithë mishit të derrit në botë, por humbet deri në 100 milionë derra nga sëmundja vdekjeprurëse e derrit, murtaja afrikane e derrit (ASF) sipas të dhënave mes 2018-ës dhe 2020-ës.
Megjithatë ekspertët thonë se edhe kjo metodë ka rrisqet e veta. Në SHBA përshembull, derrat shpërndahen në ferma të ndryshme dhe larg njëra-tjetrës, për të ulur bio-rrezikun. Nëse një sëmundje do të prekte një derr brenda ndërtesës, shumë shpejt ajo mund të përfshinte të gjitha katet.