Kavaja u trondit mbrëmjen e së mërkurës kur kërcitën armë zjarri dhe të ftohta në një sherr që nuk dihet si nisi, por u mbyll fatalisht për të dy personat e përfshirë.
Viktimë mbetën dy persona, me dy identitete. Ata janë identifikuar si Edmond Gosa dhe Altin Rexha, të dy 43 vjeç, ndërsa rezulton se të dy kishin ndryshuar emrat, përkatësisht në Armand Gosa dhe Sali Rexha.
Gjithçka nisi rreth orës 19 te vendi i quajtur kryqëzimi i valutës në qendër të qytetit të Kavajës.
Policia tha se njëri nga dy burrat e përfshirë, Edmond Gosa, 43 vjeç, ka plagosur me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha nga Kukësi, ndërsa ky i fundit është përgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Pas një hetimi që policia nisi, tha se Altini e ka ndryshuar emrin në Sali dhe Edmondi në Armand, që të dy përmes Gjendjes Civile. /noa.al