Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bledi Mane, i cili doli vullnetarisht gjatë javës së kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka folur për raportin mes Kiarës dhe Luizit. Duke diskutuar një debat që Kiara ka pasur me Luizin gjatë javës brenda shtëpisë, Bledi ka deklaruar se njëri duhet të largohet nga shtëpia.
“Duhet të largohet njëri, ndryshe dashuria e tyre do të fillojë të bie. Ata tashmë e dinë se do të presin njëri-tjetrin jashtë, dashuria e tyre është konsoliduar”, ka deklaruar Bledi, duke nxitur reagime në studio.
Ai ka thënë se të rrish 24 orë me një person është e tepruar dhe ndikon tek ndjenjat e çiftit.