Deri më tani, Nita mbajti postin e liderit të shtëpisë. Duke qenë se ishte lidere, dy spektakle më parë asaj iu dha avantazh që të dërgonte në nominim, grupin e vjetër ose atë të ri të shtëpisë.
Nita dërgoi në nominim Kiarën, Efin, Bledin dhe Ronaldon dhe ky i fundit la shtëpinë radhën e kaluar.
Duke qenë se lideri i shtëpisë shpesh herë ka patur avantazhe, ky pozicion është kthyer në të preferuarin e banorëve. Madje ata, herë pas here bëjnë fushatë në shtëpi për këtë pozicion.
Këtë herë, zgjedhja e liderit do bëhet ndryshe. Të gjithë banorët do shkojnë një më një në dhomën e rrëfimit dhe do votojnë vetëm njërin prej tyre për lider shtëpie.
Kjo mënyrë e të zgjedhurit, erdhi për shkak se gjithmonë votimi për lider, duke qenë se bëhet i hapur shoqërohet me debate të shumta