Motra e vogël e Dua Lipës, Rina ka vjedhur të gjithë vëmendjen duke ecur në pasarelë për koleksionin e vjeshtës për markën GCDS të prezantuar në Javën e Modës në Milano.
Nga ana tjetër Dua, menjëherë tregoi mbështjen e saj duke postuar në instagram një video të motrës sa saj 19-vjeçare.
“Ajo bëri atë çfarë duhet të bënte”- shkruan Dua.
Të dyja motrat janë adhuruese të markës së njohur dhe paraqitja e Rinës në pasarelë nuk është befasi duke pasur parasysh pasionin e saj për modën.
Ndërsa vetë Rina u shpreh se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet dhe është shumë mirënjohëse. Dua Lipa ka qenë kryefjalë e vitit që lamë pas duke patur sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj.
Por tani ka ardhur koha t’i lërë pak vendin e famës edhe motrës së saj, Rina.