Banorët në provincën qendrore Anatoliane të Çorumit në Turqi kanë qenë të zënë në panik dhe me zemër në dorë për ditë të tëra pasi një thashethem qarkulloi dhe më pas u pa nga sytë e tyre se një vajzë misterioze vinte dhe qante në varreza.
Më 29 prill, dëshmitarët raportuan se kishin parë një vajzë adoleshente duke qarë dhe duke folur me vete në një nga varret e zonës. Ditën tjetër, punëtorët e varrezave e gjetën vajzën aty, por ajo u zhduk. Ata menduan të linin një shënim në varr ku shkruanin se mund ta ndihmonin. Ata gjithashtu njoftuan policinë për imazhin fantazëm.
Vajza thuhet se vazhdoi të vinte në varrin e njëjtë për të qarë për dy ditët e ardhshme, e çdo herë që vinin njerëz, ajo zhduke. Policia tha se vajza ishte e veshur me të zeza dhe mbante këpucë të kuqe dhe qante në varrin e një gruaje që vdiq në vitin 1982. Vajza thuhet se dukej rreth 15 vjeç. Policia po vazhdo hetimet me qëllim që të zbulojë për cfarë behet fjale.