Loja e “Big Brother VIP” tashmë është shtrirë edhe jashtë shtëpisë së famshme. Përveç ndjekësve të zakonshëm, edhe personazhet publike janë përfshirë me formatin dhe nuk ngurrojnë të japin publikisht mendimet e tyre.
I fundit ka qenë aktori Arben Derhemi. Në një status në Instagram ai duket se ka ironizuar Olta Gixharin duke shkruar: “Tani e kuptova se gjatë 8 viteve drejtori i TK(Teatrit Kombëtar) e paska bërë një gjë të mirë”.
Por, le ta vendosim në kontekst këtë status të Derhemit.
Pak kohë më parë Olta është përplasur me Hervin Çulin, asokohe drejtor i Teatrit Kombëtar. Aktorja nga Durrësi u shpreh duke thënë se e vetmja aktore që ka marrë role ka qenë gruaja e Hervinit, aktorja Adelina Muça. Kjo e fundit iu përgjigj Oltës duke deklaruar se Hervini e ka marrë në punë Oltën dhe se ajo kishte cënuar vajzën e tyre.
Ja deklarata e plotë e Oltës:
“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi. Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje. Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marri masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem.”