Një tjetër aksident! “Benz”-i përplas një punonjës policie, ai dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas në Korçë ku një mjet ka përplasur një punonjës policie të qarkullimit.

Mësohet se ky i fundit është dërguar drejt spitalit rajonal dhe raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe po shoqërohet në komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Author: morevesh