“Sex and The City”, një nga serialet më të ndjekur ku në qendër janë historitë e katër grave, do të riprodhohet.
Kështu bëjnë të ditur mediat e huaja teksa shkruajnë se në serial do të luajnë Sarah Jessica Parker me rolin e “Carrie”, Cynthia Nixon në rolin e “Mirandës” dhe Kristin Davis në rolin e “Charlotte”.
Ndërsa Kim Cattrall e njohur si “Samanta” nuk do t’i bashkohet kastit.
Pak kohë më parë Sarah Jessica Parker deklaroi se do i pëlqente një rikthim i serialit pasi bota ka ndryshuar që asokohe.
Një datë e saktë e rikthimit nuk dihet ende, por ajo që dihet është se seriali do të transmetohet në platformën HBO Max.