Një ‘përplasje’ mes Dalina Buzit dhe Zhaklin Lekatarit për postin e opinionistes së “BBV2”?

Një përplasje online ka ndodhur mes Zhaklin Lekatarit, opinionistes aktuale në “Big Brother VIP” dhe Dalina Buzit, e cila ka qenë disa herë pjesë si opinioniste në sezonin e kaluar të “Big Brother”.




Gjithçka nisi nga një postim i “Iconstyle” që publikoj reagimin e Dalinës përmes një videoje për situatën aktuale në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një nga komentueset e ka etiketuar Zhaklin Lekatarin në komentin ku shkruan:

“Ti e madhe je po kjo me shkriu fare hahahahah!!! Duhet të jesh ti në vend të @zhaklinlekatariofficial !!!

Dhe Zhaklina nuk e ka kursyer aspak komentuesen tonë, duke kthyer këtë përgjigje:

“Nuk marr njerëz nëpër gojë unë, sidomos kur i ftoj nëpër emisione me titull “Goca dhe Gra”, s’më pëlqejnë thashethemet.”




Duhet të ketë ndonjë rivalitet mes vajzave për pozicionin e opinionistes në “BBV2”. Mesa duket Dalina nuk e ka kaluar këtë koment me të qeshurën e saj karakteristike, ajo ka vendosur të kthejë një përgjigje përmes një story në median saj ku shkruan:

“ Nuk dua të bëhem opinioniste në “BBV”. Nuk e kam kërkuar kurrë dhe as besoj se do ta kërkoj. Biseda për këtë pozicion në jetën time ka nisur që me BB4. Dhe ja ku jam shumë e lumtur me gallata në rrjete sociale. Nëse mungon ndonjë, do e zëvendesoja me kënaqesi po të me kërkohej, nëse do të kisha mundësi. POR KAQ! Kështu mund të qetësohet kushdo që është i interesuar apo i prekur drejtpërdrejt nga përfshirja ime sociale. Dhe dua ti kujtoj kujt harron apo ka lindur dje, qe kur ka komentuar ANABEL (une) Big Brother ne FB e shkrihej gjithë Shqiperia, te githë pa përjashtim, hidhnin akoma foto me qen e me shokët e gjimnazit. It’s a fact. Have a great Sunday!”

Author: morevesh