NJË LAJM I MIRË VJEN PËR “KEVIN”

Urime për “Kevin” e filmit “I vetëm në Shtëpi”, që sot është bërë baba për herë të parë, duke iu shtuar shumë prindërve të rinj të lockdown-it të parë.

Partnerja dhe nëna e re është një ish yll i Disney, të cilën në këto ditë shumë prej nesh e kanë parë si protagoniste, pikërisht bashkë me të, të disa roleve argëtuese në serialin Dollface di Star (Disney+).

Bëhet fjalë për Brenda Song, aktore televizive që mund t’a njohim edhe për “New Girl” dhe “Scandal”.

Përveç faktit se është gjithmonë emocionues lajmi i një lindjeje, këtu është prekës edhe fakti se kemi të bëjmë me një gjysmë “magjie” që thyhet.

Një herë e përgjithmonë, në fakt.

Macaulay Culki, ka mbushur 40 vjeç gushtin e kaluar, do të dalë nga radarët e aktorit fëmijë.

Ai është prej kohësh burrë, por, pak për shkak se ka mbetur jashtë radarëve të kulturës pop për vite me radhë, pak se ka linja akoma të freskëta, për shumë mbetet akoma imazhi që kishte në vitin 1990 kur kalonte një Krishtlindje “të pabesueshme” vetëm, fëmijë.

Kur flitet për Macaulay Culkin, ta pranojmë, koha ndalon, kristalizuar tek mijëra Krishtlindjet e kaluara duke parë “I vetëm në shtëpi”.

Por tashmë nuk është më kështu, dhe duke e ditur që është bërë baba, i sjell gjërat në realitet…

Dhe po, të kthehemi në realitet do të thotë të kuptojmë se edhe ne jemi shumë më të vjetër në krahasim me atë që ishim në vitin 1990!

Përktheu: allnews.al

Author: admin