Jan Zomer rrezikoi që të dënonte keq Bajernin e Mynihut nw duelin e kthimit ndaj PSG-sw, me një dalje aventureske nga porta, e cila pa Vitinjën t’i vidhte topin, por goditje e tij nga shumë pranë u ndal mbi vijën fatale nga De Ligt dhe pas ndeshjes, portieri zviceran falënderoi dhe i premtoi dhuratë shokut të tij.
“Dhe tani premtoj këtu, përpara kamerave se këto ditë do t’i parkojë një kamion plot me çokollata zvicerane përpara shtëpisë Matajsit”, u shpreh Zomer pas ndeshjes dhe duket se portieri zvicerian e ka mbajtur premtimin.
Njw kamion me 700 kilogramë çokollata zvicerane ka mbërritur në Mynih. Megjithatë, ai nuk ka përfunduar në derën e shtëpisë së De Ligtit. Jo për shkak të Zomerit, por për arsye se klubi bavarez nuk ka pranuar që një sasi e tillë çokollatash të përfundojë për konsumim të një lojtari të tyre. Prandaj, çokollatat e gjenduara në kamion kanë shkuar për kuzhinat që shërbejnë ushqim falas për njerëzit në nevojë në qytetin e Mynihut.