Një fytyrë ndryshe në kabinetin e Edi Ramës

Ajo është një ndër të paktat që ngjiti gjatë kësaj fushate. Ndaj dhe duket se Edi Rama vendosi që ta ngjisë në karrierë, edhe pse nuk u zgjodh deputete.

Bëhet fjalë për Bora Muzhaqin, e cila u emërua zv.ministri e Arsimit dy ditë më parë. Me atë pamjen e saj fëminore, e qeshur, jo konfliktuale dhe gabimet edhe disi naïve gjatë daljeve të saj publike, e shkolluar në Angli, në një prej universiteteve më të mira, vajza gazmsore nga Elbasani iu ka hyrë të gjithëve në zemër.

Aq sa Rama vendosi ta bëjë deri zv.ministre. Edhe pse mbaroi studimet në London School of Economics, ajo vendosi të kthehej në Shqipëri në vitin 2013.

Punën e nis fillimisht në një kompani private të konsulencës në Tiranë dhe më pas përzgjidhet si këshilltare e BERZH pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Dhe më pas, erdhi kandidimi për deputete në Tiranë, në vendin e 31. Edhe pse nuk mori ndonjë rezultat të mirë, protagonizmi i saj në fushatë duket se e ka shpërblyer. Nuk është pak për një vajzë të re, që sapo i ka hyrë politikës.

Muzhaqi: PS, e vetmja alternativë e së ardhmes së Shqipërisë - ATSH -

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Bora Muzhaqi lë nam gjatë  fjalimit #TopChannel #TvKlan - YouTube

 

Author: admin