Shumë njerëz po zbulojnë se kanë aftësi dhe dhunti unike që shkenca nuk arrin dot t’i shpjegojë, duke përbërë kështu një potencial të pashfrytëzuarqë shkon përtej imagjinatës sonë.
Duke qenë se shumica e njerëzve nuk e kanë kuptuar akoma këtë potencial, ekziston një mister përreth këtij fenomeni, prandaj shumë i perceptojnë njerëzit me aftësi të veçanta si “mbinjerëzorë”.
Nong Yongsui, një djalë nga Dahua, Kinë, konsiderohet si një nga rastet e njerëzve me aftësi të mbinatyrshme që po çudit botën. Ai ka lindur me sy blu, por kanë një shkëlqim të caktuar që e veçon atë nga fëmijët e tjerë me sy blu.
Më vonë ai do të zbulonte se ngjyra e syve të tij nuk ishte tipari i vetëm i veçantë, pasi më vonë do të zbulonte se shikon në mënyrë të përsosur në errësirë të plotë.
Babai i tij e çoi në spital, ku dhe i thanë që do t’i ndryshonin me kalimin e kohës dhe do t’i bëheshin të zinj si shumica e kinezëve.
Ndërkohë që Nong arrin të shohë në mënyrë perfekte në errësirë, nga ana tjetër ai ka probleme të shquajë dritën e Diellit.
Mësuesi i tij pohoi gjithashtu se kur drita reflektohet drejtpërdrejt në sytë e Nong në errësirë, ata marrin një ton jeshil neoni.
Kur historia e Nong u bë publike, një reporter ske ptik kinez vendosi ta vërë në provë. Gazetari përgatiti një seri tekstesh që ai t’i plotësonte në një dhomë të errët ku asgjë nuk shquhej me sy të lirë.
Por për sytë e njerëzve normalë, sepse për Nong, kjo nuk ishte aspak e vështirë. Pas përfundimit të testeve, rezultatet treguan qartë se fëmija mund të shohë, të lexojë dhe të shkruajë në mënyrë të përsosur në errësirë të plotë.
Akademia Botërore e Rekordeve, organizata që vërteton rekordet botërore, i ka dhënë Nong Yousui çmimin si personi i parë dhe i vetëm në botë që mund të lexojë në errësirë.
Ka nga ata që thonë se Nong Yongsui është një fëmijë i Yjeve, domethënë nga ata fëmijë që, sipas një teorie, rimishërohen në planetin tonë për të na ndihmuar të evoluojmë. /blerina/noa.a