Sistemi i fuqishëm ciklonik po shtrihet që nga Gadishulli Iberik, Spanjë e Portugali e deri në Gadishullin Ballkk dhe po kushtëzon reshje të fuqishme shiu e bore, varësisht nga pozita e sistemeve të fuqishme ajrore të presionit të ulët atmosferik.
Këto sisteme ajror janë shumë të pasura me lagështi dhe kontakti i tyre me ajrin e ftohtë me origjinë polare shkakton destabilizim të fuqishëm të atmosferës dhe reshje atmosferike.
Cikloni i fuqishëm i quajtur “Filomena” pritet të bllokojë Spanjën me reshje të fuqishme shiu në jug dhe perëndim dhe bore në qendër duke përfshirë edhe Madridin. Në Spanjë do të bllokohen nga bora e dendur shumë rajone ku dukuria e reshjeve të borës është shumë e rrallë.
Ndërkohë reshje të dendura bore do të përfshijnë edhe shumë pjesë të Gadishullit Ballkanik duke filluar nga Sllovenia, Kroacia e veçanërisht Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi ku pritet borë deri në një metër.
Stuhia e dëborës do të përfshijë edhe Kosovën, ndërsa në sektorin e nxehtë të ciklonit do të mbesin Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të paktën njëherë për njëherë.
Edhe në Kosovë temperaturat do të luheten shpeshë, por reshjet e borës tanimë janë pothuajse të sigurta, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia Veriore do të duhet të presin edhe disa ditë.
Reshje të fuqishme shiu priten veçanërisht në Shqipërinë veriore, por edhe në vise tjera lokalisht duke shkaktuar edhe përmbytje, ndërkohë viset malore të Kosovës sidomos Rugova pritet të përfitojnë reshje mjaft intensive bore të cilat mund të shkaktojnë shumë probleme./Meteoballkan