Një burrë nga Alabama i akuzuar për vjedhjen e një automjeti nga një stacion i zjarrfikësve njoftoi kandidaturën e tij për kryetar bashkie, flirtoi me një gazetare dhe pranoi se e vodhi automjetin (me ndihmën e Zotit), të gjitha brenda harkut të më pak se një minute.
Videoja e xhiruar nga WALA, stacioni televiziv i lidhur me Fox në qytetin Mobile të Alabama-s, tregon Jeffrey McCant duke u shoqëruar nga një stacion policie.
McCants, i cili akuzohet për vjedhjen e një automjeti të zjarrfikësve, paraqitet para kamerave dhe thotë se ai po kandidon për kryetar të bashkisë së Mobile, Alabama.
Kur u pyet nga një gazetare pse gjoja ai e vodhi automjetin, McCantis i tha asaj se nuk do ta kishte vjedhur në qoftë se do ta kishte një grua si ajo.
Për më tepër, i njëjti thuhet se e vodhi atë pasi Zoti i tha ta bënte. /Telegrafi/