Vëllai i Madh vendosi që këtë javë, t’i sprovoi banorët me një sfidë. Ata duhen të qëndronin brenda një platforme dhe të mbanin shtypur një buton.
Personi i cili mbante më gjatë butonin shtypur fitonte sfidën. Ndërkohë që, rekordi botëror për këtë lojë ishte 14 orë.
Nita dhe Dea fituan sfidën e rezistencës.
Dy vajzat vendosën që çmimin prej 2500 euro t’i dhurojnë për bamirësi.
Dea: Të dyja jemi shumë të forta dhe e kishim në plan të zgjasnim sa më gjatë. Fundja jemi të dyja vajza të reja dhe mund ti fitojmë këto para, duke punuar. Mendova t’ja dhuronim edhe Maestros sepse ai është kryefamiljar.
Luizi: Unë i kërkova Nitës që tja dhurojnë Maestros. Ia këkrova si nder.
Armaldo: Të them të drejtën, nuk kisha shumë dëshirë ti merrja ato lekët. Fundja unë dhe bashkëshortja marrim dy rroga. Më vjen mirë që paratë do të shkojnë për fëmijët me autizëm.