Pasi ka nisur ndërhyrja policore tek selia e Partisë Demokratike, janë bërë edhe disa shoqërime në komisariat.
Disa nga përkrahësit e Sali Berishës që janë parë duke dhunuar ambjentet e PD-së, u ndaluan për t’u marrë në pyetje.
Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike që institucionet të mbrojnë selinë për të ndalur dhunën, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me ujë dhe gaz lotsjellës nga ana e Kalasë së Tiranës kanë hyrë në ambientet e PD.
Në reagimin për mediat, policia deklaroi se kërkesa për ndërhyrje vjen pas thirrjes së një grupi deputetësh që thonë se iu është rrezikuar jeta.